Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa vendbanime në Kosovë.
Si pasojë e këtyre reshjeve në komunën e Dreasnit është bllokuar rrjeti i disa kanalizimeve.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren ku është konstatuar se si ‘pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe”.
Në njoftimin e komunës thuhet se ‘Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme”.