Fjalë Kyçe

Vdes Zoje Prendi, nëna e pesë djemve të vrarë në Masakrën e Mejës

Vdes Zoje Prendi, nëna e pesë djemve të vrarë në Masakrën e Mejës

Ka vdekur Zoje Prendi, nëna e pesë djemve të vrarë në Masakrën e Mejës.

Ushtria serbe më 27 prill 1999 asaj ia vrau pesë djemtë: Viktorin ,Sokolin,Markun ,Robertin dhe Gjergjin.

Fotoja e saj është e vendosur në “Muzeun e Kujtesës”, në Prishtinë.

Lajmi u bë i ditur nga Eduard Frrokaj, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot qenka shuar Zoje Prendi, nëna që ia fali Kosovës pesë djem të vrarë në masakrën e Mejës,Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin, qenka shuar portreti i poezisë sime ‘Rrëfimi për një nënë’, i botuar në antologjinë ‘Dritë mbi plagë’. Kjo kroniste e rënies tragjike të Gjakovës. Fotoja e nënës Zoje Prendi është në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë, kujtimi për të nuk vdes sot dhe këtu!”.

Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës.