Kryetari i Levizjes Vetëvendosje Albin Kuri, ka prezentuar edhe një prurje të re në subjektin e tij politik, Bëhet fjalë për gazetarin Sabit Istogu, i cili nga Kurti është cilësuar si gazetar i luftës çlirimtare.
“Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! na u bashkua z.Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. Z.Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë i komunës së Skënderajt. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit”, ka shkruar Kurti në profilin e tij Facebook.