Fjalë Kyçe

Moti gjatë javës në Kosovë

Moti gjatë javës në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.