Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se një pjesë të pagës së tij të çdo muaji, do ta dhurojë për bamirësi.
Këtë e ka bërë të ditur Halil Kastrati nga organizata “Jetimët e Ballkanit”, duke shtuar se mjetet do të dhurohen në këtë organizatë.
“Duke uruar për punën që po bënë Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ edhe ai iu bashkëngjit këtij karvani me një pjesë të pagës së tij që do ta dërgojë çdo muaj tek shoqata jonë”, ka thënë ai.