Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe pesë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe pesë raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Një person ka vdekur dhe pesë raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 4.014 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.