Qeveria ka miratuar nismën për negocim të Marrëveshjes për Financim të Projektit Emergjent të Kosovës për Covid-19 mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që mundëson financim shtesë prej 15 milionë eurosh.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka thënë se kjo është shumë shtesë për luftim të pandemisë. Kjo sipas tij, vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë.
“Mjetet financiare do të destinohen si përgjigje e pandemisë”, ka thënë Murati.