Fjalë Kyçe

Gjilan: Përleshje fizike mes pronarit dhe plaçkitësve që i hyn në shtëpi

Gjilan: Përleshje fizike mes pronarit dhe plaçkitësve që i hyn në shtëpi

Një pronar i një objekt banimi në Gjilan, është përleshur me dy meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit dyshohet se i hyn në shtëpi për ta plaçkitur.

Sipas raportit të policisë, gjatë përleshjes, të njëjtit, që të tre, kanë pësuar lëndime trupore, njofton Klan Kosova.

Atyre u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.