Fjalë Kyçe

Takohet kryeministri me kryemyftiun, flasin për vështirësitë e pandemisë

Takohet kryeministri me kryemyftiun, flasin për vështirësitë e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, myftiu Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga ajo, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

U bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.​