Fjalë Kyçe

Kaçanik, doli për kërpudha e s’u kthye më – 43 vjeçari kërkohet në male

Kaçanik, doli për kërpudha e s’u kthye më – 43 vjeçari kërkohet në male

43 vjeçari Muhabi Islami nga Begraca e Kaçanikut ka disa ditë që është zhdukur.

Ai është larguar nga shtëpia e tij mesditën e së hënës për të mbledhur kërpudha dhe nuk është kthyer më, derisa familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Vëllai i të zhdukurit, Fejzë Islami, ka treguar në Edicionin Special në Klan Kosova se nuk dinë asgjë se ku mund të ndodhet derisa pohojnë se nuk ka pasë asnjë telashe shëndetësore.

“Vëllai ka dalë në orën 11:07 nga shtëpia për të mbledhur kërpudha dhe nuk është kthyer më. Kamera (e fqinjit) nuk e qet që është kthyer kah shtëpia. Në kamerë shihet se ka shkuar nga ana e malit për të mbledhur kërpudha. Ne kemi qenë në punë deri kur ka ardhur gruaja e tij në orën 17:00 ne nuk e kemi ditur që ka dalë. Fëmijët i kishte lënë në shtëpi të cilët zakonisht i çonte në shkollë”.

“Territorin e ka njohur mirë dhe ka pasë qejf me dalë me mbledh kërpudha. Telefonin nuk e ka pasë me vete”.

Familjarët bashkë me miqtë dhe fqinjët kanë kërkuar për Muhabi Islamin, por pas sukses derisa policia dhe FSK-ja do të nisë kërkimet nga dita e nesërme.

“Ne prej asaj dite që është zhdukur kemi kërkuar me ndihmën e shokëve dhe fqinjëve, si dhe disa alpinistëve të Ferizajt. Kemi kontrolluar fshatrat e Kaçanikut të vjetër, derisa nesër në ora 08:00 do të dalin në kërkim policia dhe FSK-ja”.