Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor që arrestoi ish-kryetarin e OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.
Në njoftimin e IPK-së theksohet se është rekomanduar suspendimi i këtij zyrtari policor dhe se është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021. IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor””, u tha nga IPK.
Gjithashtu u theksua se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia./