Fjalë Kyçe

Për të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën në mes të Prishtinës (VIDEO)

Për të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën në mes të Prishtinës (VIDEO)

Sot është mbajtur një liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar” e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Me anë të rrjeteve sociale, vetë organizatorët kanë njoftuar në lidhje me mbajtjen e këtij organizimi, duke thënë se ‘kjo ndodhi për herë të parë që nga viti 1998’.

“Liturgjia e Shenjtë e Hierarkut u shërbye nga Peshkopi Theodosius me klerikët dhe besimtarët në kishën e papërfunduar, me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit”, thuhet në njoftim.