Fjalë Kyçe

Qytetari gjen 100 euro para bankomatit, ia kthen pronarit

Qytetari gjen 100 euro para bankomatit, ia kthen pronarit

Bajram Aliu nga Koshtova e Mitrovicës, por me banim në Vushtrri është bërë shembull i një qytetari të mirë edhe te të tjerët ashtu siç ka qenë gjithmonë.

Aliu gjatë pasdites së sotme ka gjetur 100 euro dhe një kartel banke të qytetarit Y. Maxhuni në bankomatin e TEB Bankës në degën e Vushtrrisë.

Siç raporton VushtrriaPress, gjesti i Bajram Aliut u duartrokit nga shumë qytetarë.