Nënkampioni i Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për Conference League.
Nesër në Zvicër do hedhet shorti për raundin e parë të kompeticionit të ri, Conference League, shkruan lajmi.net.
Drita do mësojë kundërshtarin, derisa janë katër opsione, bëhet fjalë për klubet si: Decic, Inter Turku, St Joseph dhe Valmiera.
Shkaku i koeficientit më të lartë, Drita renditët në grupin e parë.