Testi i Maturës përsëri është shpërndarë në rrjete sociale, Ministria e Arsimit paralajmëron masa.
Nxënësit e Prishtinës ishin të parët që iu nënshtruan Testit të Maturës.
Por, ani pse Ministria e Arsimit kishte paralajmëruar masa për të mos u keqpërdorur ky test një gjë e tillë përsëri ka ndodhur.
Testet u shpërndanë nëpër rrjete sociale madje edhe u krijuan grupe në viber për të shpërndarë atë.
Madje ky grup që u krijua në facebook, për një kohë të shkurtër mblodhi mbi 7000 mijë ndjekës.
E njëjta gjë ndodhi edhe këtë të enjte në komunën e Gjilanit dhe Ferizajt, ku është mbajtur provimi i maturës.
E për gjithë këto shkelje e pa rregullsi janë në dijeni edhe në Ministrin e Arsimit.
Fehmi Hysenaj, i cili është kryetar i Komisionit Shtetëror të Maturës konfirmoi se testet e shpërndara janë testi i maturës për këtë vit.
Por, jo vetëm nxënësit e pësuan.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit për të evituar parregullësit kishte paralajmëruar edhe ndërprerjen e valëve telefonike në shkollat ku do të zhvillohej testi i maturës.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.
E kjo situatë është shqetësuese për njohësit e arsimit.
Jonuz Salihaj thotë se administrimi i testit dështoi përsëri.
Salihaj, thotë se duhet të mendohet një strategji dalëse nga kjo situatë, sepse ky problem çdo vit po shkon duke u thelluar e jo duke u zgjidhur.