Fjalë Kyçe

Prapë përplasje në LDK (Video)

Prapë përplasje në LDK (Video)

Problemet në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se s’e kanë nijet të ndalen.

Me përplasje janë shoqëruar edhe zgjedhjet në degën e lagjes “Mati 1”, në kryeqytetin e Kosovës.

Madje, e nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. Siç ka mësuar Gazeta Express, zbatuesit e ligjit kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.

Në këtë kuvend, sipas burimeve të Gazetës, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK’së, Skender Hyseni.

Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.

Video nga vendi i ngjarjes: