Me shumicë votash i është rekomanduar Komisionit për media dhe Kryesisë së Kuvendit që të iniciojë procedurat për shkarkimin e Bordit të RTK-së.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të shkarkohet bordi i RTK-së.
Ai ka thënë se ky bord nuk e ka përmbushur punën e tij si duhet.
“Propozoj që nëse Komisioni ka kompetencë të kërkohet shkarkimi i këtij bordi të RTK-së sepse nuk e ka përmbushur punën e tij si duhet”, ka thënë ai.
Në anën tjetër deputeti Mergim Lushtaku ka thënë se VV-ja kërkon shkarkimin e këtij bordi në mënyrë që t’i emërojë të afërmit e tyre.
“Është e drejtë e secilit të japë qëndrime si ajo për supermenë, po ma supermenë se Vetëvendosje nuk është askush. Ne si komision e dimë që nuk jemi kompetent për t’i shkarkuar, pavarësisht që e dimë që jeni ngarkuar për të shkarkuar, e për të ngarkuar dajë e nipa”, ka thënë ai.