Fjalë Kyçe

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në “Lagjen 28” në Fushë-Kosovë

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në “Lagjen 28” në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”.

Këtë vepër i arrestuari dyshohet se e ka kryer paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, në “Lagjen 28” në Fushë-Kosovë.

Policia njofton se i dyshuari pasi që është intervistuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.