Fjalë Kyçe

Mimoza Kusari-Lila publikon fotografi kur ishte fëmijë

Mimoza Kusari-Lila publikon fotografi kur ishte fëmijë

Mimoza Kusari-Lila i ka bërë një dedikim të veçantë babait të saj me rastin e ditës së baballarëve, duke ndarë në facebook edhe një fotografi të fëmijërisë.

Potsimi plotë:

E diela e tretë e Qershorit shënon në SHBA dhe në 111 shtete tjera ditën e Baballarëve. Shënim ky që njeh dashurinë dhe angazhimin në lidhjen prindërore të fëmiut me Babain.

Pashmangshëm sot reflektoj në mbështetjen, besimin dhe kujdesin e Babit për ne tri vajzat e tij dhe djalin. Ai ishte i vetëdijshëm se sfida e tij kryesore ishte me vajzat, të rriteshin, të shkolloheshin dhe të ishin të pavarura në jetë.

Kur më erdhi koha e studimeve, Babi më tha: më e rëndësishmja për mua është edukimi dhe pavarësia e vajzave të mia. Nuk kam brengë kur martoheni, por dua të di që jeni të pavarura dhe të zonjat e vetes.

Sot gati 30 vite pas e shoh se ende vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe mësim për të qenë të pavarura dhe të zonjat e vetes.

Sot në ditën e Baballarëve, ne tri vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty Babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne.