Fjalë Kyçe

Kurti javën e ardhshme takohet me presidentin e Francës

Kurti javën e ardhshme takohet me presidentin e Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet gjatë javës së ardhshme me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit nga Zyra e kryeministrit kjo është bërë e ditur gjatë takimit sot me këshilltaren politike për Ballkan të presidentit francez, Isabelle Dumont dhe ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Njoftohet se ky takim i sotëm është mbajtur në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë javës së ardhshme.

“Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës. U diskutua edhe për vizitën e fundit të Kryeministrit në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë” thuhet në njoftim.