Fjalë Kyçe

Cakaj tregon se a do kandidojë për kryetar të PDK-së

Cakaj tregon se a do kandidojë për kryetar të PDK-së

Gent Cakaj ka reaguar pasi i njëjti u përmend si emër i mundshëm për të drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve brenda partisë më 3 korrik.

Gent Cakaj deklaroi se nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë dhe se është tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi ,

Genti