Fjalë Kyçe

Vetura godet disa persona në Mitrovicë, dyshohet për një fëmijë të lënduar rëndë

Vetura godet disa persona në Mitrovicë, dyshohet për një fëmijë të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në komunën e Mitrovicës, saktësisht pranë sheshit.

IndeksOnline mëson se një veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa persona që ishin në lëvizje në trotuar.

Dëshmitarë të rastit kanë thanë se katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e goditjes.

Dyshohet se një fëmijë është lënduar rëndë, ku edhe është dërguar në emergjencë.

Metro do ju mbaj të informuar për këtë rast.