Ka në 78 numri i pacientëve të cilët po trajtohen nga COVID 19 në klinikat dhe spitalet e QKUK-së.
Prej tyre 20 janë të konfirmuar pozitivë, 56 me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Klinika Infektive ka 12 pacientë, 1 në gjendje të rëndë dhe 13 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë 35 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë. Spitali i Prizrenit është duke trajtuar vetëm një pacientë, ai i Gjakovës ka 2 pacientë, i Pejës ka 4 pacientë. Spitali i Gjilanit po trajton 8 pacientë dhe ai i Vushtrrisë 3 pacientë.