Fjalë Kyçe

Hoti: Qeveria Kurti nuk e ka të gjatë, siç nuk e pati të gjatë as vitin e kaluar

Hoti: Qeveria Kurti nuk e ka të gjatë, siç nuk e pati të gjatë as vitin e kaluar

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke e këshilluar pasardhësin e tij Albin Kurti që të ruajë raportet e ngushta me SHBA-të.

Postimi i plotë i Hotit:

A e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës (SHBA), që u publikua sot?!

Ata që nuk lanë gjë pa thënë për këtë studim dhe për gjithë marrëveshjen e Washingtonit, të cilët sot janë disa në Qeveri e disa në opozitë, duhet së paku të kërkojnë falje. Iu pata thënë të mos nguten. Koha po nxjerrë në dritë të gjitha të vërtetat, si dhe të gjitha mashtrimet elektorale e politike.

Ata që tani janë në Qeveri DUHET të kujdesen për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit: projektet e hekurudhave dhe autostradave, energjisë së ripërtërishme, furnizimit me gaz, si dhe krijimin e mundësive për financim për bizneset private të Kosovës në tregje financiare të SHBA-së. Ndryshe nuk do ta kenë të gjatë, siç nuk e patën të gjatë as vitin e kaluar.

Administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse eshtë në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës.

Por, Kosova nuk po ndërmerr asnjë veprim konkret. Asgjë nuk është bërë që nga përmbyllja formale e njohjes nga Izraeli në fillim të shkurtit, të cilën njohje gjithashtu e kritikonin dhe nuk e besonin se do të formalizohet me vendosje të marrëdhënieve diplomatike.