Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për punëtorin që ra nga ndërtesa në Mitrovicë

Policia jep detaje për punëtorin që ra nga ndërtesa në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me punëtorin që ka ra nga një ndërtesë e lartë në qytetin e Mitrovicës para pak orësh.Sipas informacioneve fillestare të Policisë, bëhet e ditur se punëtori, lëndimet i ka pësuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, punëtori është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e punëtorit.