Dy ish kryeministra, gjatë seancës së sotme u morën me dy tema të mëdha.
Avdullah Hoti i LDK-së, kritikoi Qeverinë e Albin Kurtit për mos implementim të marrëveshjes së 4 shtatorit të vitit 2020 në Washington.
Sipas Hotit, mos implementimi i saj nënkupton që edhe Qeveria i ka ditët e numëruara.
Ndërkaq, Ramush Haradinaj u mor me Demarkacionin me Malin e Zi.
Kryetari i AAK-së kërkoi nga Qeveria e Kurtit që të ri-themelohet komisioni për demarkimin e kufirit, meqë sipas tij, zyrtarisht ende nuk janë vendosur gurët mes Kosovës e Malit të Zi në Çakorr e Zhlep.
As për Demarkacionin, e as për Marrëveshjen e Washingtonit, nuk foli asnjë deputet i mazhorancës, ndonëse mungoi lideri i tyre, kryeministri Albin Kurti.