Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë

Policia jep detaje për aksidentin me 4 të vdekur në Vlorë

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje.

Policia konfirmoi viktimat janë E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin “Audi” , I. M., F. L dhe G. S. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews, transmeton Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.