Mali i Zi dhe Kosova nuk do të aplikojnë polisën e sigurimit kufitar mes dyja vendeve.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mes të drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazrekut, dhe drejtorit të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban.
Tashmë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i shtetit malazez, Dritan Abazoviq, i cili ka konfirmuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes, transmeton Telegrafi.
“Nuk është më i nevojshëm sigurimi kufitar në hyrje të Malit të Zi dhe Kosovës. Qytetarët malazezë tani do të jenë në gjendje të udhëtojnë në territorin e Kosovës me një karton të gjelbër. Gjë e shkëlqyeshme për sezonin e ardhshëm turistik”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.
Theksomë se në këtë formë qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi.
Ndryshe, marrëveshja parashikon njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Kosovë dhe Malit të Zi.