Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.239 testime nga ku janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 13 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i pandemisë është 155,663, i të shëruarve 149,946 kurse i vdekjeve 5,484, ndërkaq raste aktive aktualisht janë 233.