Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe tre raste pozitive nga 3583 testime.
Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa trajtim spitalor të specializuar po merr një pacient.
Janë shëruar shtatë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i pandemisë.