Fjalë Kyçe

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Deçan, lëndohen dy persona (FOTO)

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Deçan, lëndohen dy persona (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Deçan.

Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë teksa të lënduar kanë mbetur dy persona, njofton Klankosova.tv.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 09:00 Policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan mes një veture dhe një motoçiklete. Lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë përcjellë për tretman mjekësor”, tha Rugova.