Fjalë Kyçe

Konjufca udhëton për në Bruksel, pritet të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian

Konjufca udhëton për në Bruksel, pritet të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian

Kryekuvendari, Glauk Konjufca ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel.
Nga Kuvendi i Kosovës është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

​​Agjenda e Konjufcës:

Reklamë

E hënë, 28 qershor 2021

12:30 – 14:00 Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor

15:00 – 17:00 Samiti i Kryetarëve

1. Roli themelor i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it

2. Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit

3. Miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët

17:30 – 18:00 Takim me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Fabio Massimo Castaldo