Fjalë Kyçe

I akuzuari ndërron jetë, dështon të nisë gjykimi për armëmbajtje pa leje

I akuzuari ndërron jetë, dështon të nisë gjykimi për armëmbajtje pa leje

Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dështuar të filloj gjykimi ndaj të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, A.N, pasi i njëjti ka ndërruar jetë.

Gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni ka njoftuar se është munduar ta kontaktoj atë, por nga babai i tij është njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë një vit më parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të pushuar procedurën penale ndaj tij, gjykatësja Hyseni ka kërkuar certifikatën e vdekjes së të akuzuarin A.N.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore, A.N akuzohet se më 8 mars 2018, afër shkollës “Ulpiana”, në Lipjan, ka mbajtur një armë në brez, ashtu që nga Gjilani bashkë me shokun e tij Ardian Syla, pasi janë shëtitur disa herë rreth shkollës Ulpiana, kanë rënë në sy si persona të dyshimtë dhe janë ndalur nga policia ku me rastin e kontrollimit të të akuzuarit, është gjetur një Revole imituese e tipit Mondial dhe një pjesë metalike e vendosur në revole, të cilat i ka mbajtur pa leje.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.a