Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i nxehtë dhe me temperatura të larta do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së martës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, derisa ato maksimalet të ditës do të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë.
“Rajoni i Gjakovës dhe Prizrenit pritet të përballen me temperaturat më të larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.