Fjalë Kyçe

Dorëzohet vozitësi serb i kombit i cili u arratisë nga Policia

Dorëzohet vozitësi serb i kombit i cili u arratisë nga Policia

Një serb me iniciale Z.M., 43 vjeç, ishte në arrati prej të martës mbrëma kur pjesëtarët e Policisë së Kosovë tentuan ta ndalin veturën e tij për kontroll të rregullt të trafikut, mirëpo ai nuk u ndal dhe policia u detyrua të qëllojë në gomat e veturës.

Ky person nga fshati Vuço i komunës së Leposaviqit i është dorëzuar pjesëtarëve të policisë rajonale në Mitrovicë. Ai këtë e bëri në praninë e avokatit, derisa ishte në arrati prej të martës mbrëma.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Kosovës thotë se sipas urdhrit të prokurorit publik, të dyshuarit nuk i është caktuar masa e paraburgimit por se ai do të mbrohet nga liria.

“Rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt nga ana e pjesëtarëve të njësitit kufitar të hetuesisë”, ka thënë Radoviq dhe ka shtuar se për shkak të sulmit ndaj personit zyrtar hetimet po i vazhdon edhe njësiti i hetuesisë në Mitrovicë të veriut.