Fjalë Kyçe

Zjarr i madh te tregu në Fushë-Kosovë

Zjarr i madh te tregu në Fushë-Kosovë

Disa depo në zonën industriale në Fushë-Kosovë janë përfshirë pasditen e së enjtes nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​