Drita ka konfirmuar transferimin e Princ Balde.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa do jetë i pranishëm edhe në garat evropiane, shkruan lajmi.net.
Balde së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, derisa tani i është bashkuar nënkampionit të Kosovës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Princ Balde nënshkruan me ne!
Sot kemi zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e përfaqësueses së Liberisë Princ Balde!
Balde ka nënshkruar kontratë dy vjeqare me klubin dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjet e europës.
Balde 23 vjeqar do të shtojë edhe më shumë konkurencën në repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona!
Në të kaluarën Balde ishte pjesë e superligës së Kosovës ku luajti për ekipin e Drenicës dhe së fundmi Feronikelit”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Drita përballjen e parë në Conference League do ta zhvillojë kundër Deçiç.