Fjalë Kyçe

Ndahet nga jeta veterania e arsimit, Nysrete Radoniqi Shkodra

Ndahet nga jeta veterania e arsimit, Nysrete Radoniqi Shkodra

Dje, më 30 qershor, ndërroi jetë mësuesja dhe pishtarja e arsimit Nysrete Radoniqi Shkodra.

Lajmin për vdekjen e mësueses e ka bërë të ditur familja e së ndjerës.

Ajo punoi për 46 vite radhazi ne arsim, duke u shpërblyer disa herë me titullin mësuesja më e mirë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.

Për të mësimdhënia ishte mision përtej planprogramit. Edukoi breza me radhë, me mbi 700 nxënës, duke u angazhuar edhe në kohë të vështira lufte për sigurimin e edukimit të nxënësve.

Varrimi i së ndjerës u bë sot në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.