Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë Farit, te Liqeni Artificial të Tiranës.
Burime për “BalkanWeb” nga vendngjarja raportojnë se vetëm një makinë është përfshirë në aksident, dyshohet për të plagosur, ndërsa ende nuk dihet numri i tyre.
Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga “BalkanWeb”, makina është shkatërruar thuajse plotësisht.
Ndërkaq forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, për të hetuar mbi shkaqet e mundshme të aksidentit.