Fjalë Kyçe

Maqedoni e Veriut: Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedoni e Veriut: Asnjë i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nuk ka vdekur asnjë person që ishte i prekur nga COVID-19, ndërsa janë shënuar vetëm gjashtë raste të reja me këtë virus.

Po ashtu, nuk ka asnjë të shëruar brenda kësaj dite, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 150,067 persona.

Numri total i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në 155,706 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 5,486.