Të shtunën në Lipjan në repart shëndetësor është pranuar një e mitur shtatëzënë e cila është e lidhur me një person të moshës së rritur.
Personi në fjalë është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar.
“Është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është pranuar në repart, për trajtim të shtatzënisë. Me vendim të prokurorit, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe më pas i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Rasti shkon në procedurë të rregullt”.