Fjalë Kyçe

Vazhdon seanca parlamentare, në rend dite shkarkimi i bordit të RTK-së

Vazhdon seanca parlamentare, në rend dite shkarkimi i bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të vazhdojë seancën e papërfunduar gjatë së mërkurës.

Në mesin e tri pikave të mbetura është edhe ajo për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Më poshtë gjeni rendin e ditës:

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.