Fjalë Kyçe

Ndërtuesi po bënte më shumë dëm sesa ndërtim, inspektoriati ia ndërpren punën

Ndërtuesi po bënte më shumë dëm sesa ndërtim, inspektoriati ia ndërpren punën

Inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion në lagjen Dardania në kryeqytet, për shkak të dëmtimeve që i janë shkaktuar një objekti kolektiv.

Raportohet se pala, pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdheses së objektit kolektiv.

Pas ankesave nga banorët, inspektori i zonës ka ndërprerë punimet e palës, e ka dënuar me gjobë, dhe ka shqiptuar vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme.

Megjithatë, pala nuk ka përfillur urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, transmeton Klankosova.tv.

Si tentativë e fundit për ta ndalur atë, ndaj tij është iniciuar edhe kallëzim penal.

Kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës.