Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Ai me anë të një fotografie në rrjetin social Instagram ka thënë “Fluturon, fluturon Bordi i RTK”-së.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme me 64 vota pro kanë votuar për shkarkimin e këtij Bordi.
Në fotografi me Bashën ishin të shfaqura edhe deputetet tjera të LVV-së, Adriana Matoshi dhe Fjolla Ujkani.