Fjalë Kyçe

Të shtunën u vaksinuan më pak se 1000 persona

Të shtunën u vaksinuan më pak se 1000 persona

919 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë gjatë së shtunës në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Njoftimi i plotë:

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457. Në total numri i rasteve aktive është 133.