Gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 50 aksidente trafiku, në mesin e tyre edhe një me fatalitet. Si pasojë e këtyre aksidenteve 24 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmë në rajonin e Prizrenit ku humbi jetën një 23 vjeçar, ndërsa vëllai i tij vazhdon të trajtohet nga lëndimet e marra.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 11.07.2021 – 19:55. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa ngasësi mashkull kosovar, dyshohet duke ngasur veturën në mënyrë të pa kontrolluar del jashtë rruge duke u rrokullisur ka goditur një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”.
Anembanë vendit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 334 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.