Fjalë Kyçe

Gati 900 deçanas të helmuar, deputetja e LVV-së: Institucionet shëndetësore po punojnë për zbardhjen e rastit

Gati 900 deçanas të helmuar, deputetja e LVV-së: Institucionet shëndetësore po punojnë për zbardhjen e rastit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas helmimit të qindra qytetarëve në Komunën e Deçanit, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se janë duke punuar institucionet shëndetësore që të gjendet shkaku.

“Lidhur me situatën e krijuar ne komunen e Deçanit, ku një numër i madh i qytetarëve ka kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të njëjta, vjellje dhe barkëqitje, të gjitha institucionet relevante shtetërore janë duke punuar në gjetjen e shkaktarit. Shërim të shpejt të prekurve”, tha ajo.

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj në një konferencë për media.

Ai ka thënë se 884 qytetarë nga dita e shtunë deri më sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.