Fjalë Kyçe

OHT: Orari i punës së gastronomisë do të zgjatet nga e mërkura

OHT: Orari i punës së gastronomisë do të zgjatet nga e mërkura

Oda e Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës ka thënë se do të bëhet zgjatje e orarit të punës së gastronomisë, deri në 01:00 pas mesnate, ndërsa numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura do jetë deri në 300 persona.

OHT-ja ka shkruar në Facebook se ky ndryshim vjen pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ky vendim të hyjë në fuqi nga e mërkura, 14 korrik.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falënderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe bizneseve”, thuhet në njoftim.

Kjo do të përfshijë hotelierët, sallat e dasmave, pishinat, klubet e natës dhe sektorë të tjerë.