Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur sot se ka nisur hetimet për dy vdekje të dyshimta në Deçan.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot se dy vdekjet e dyshimta të regjistruara në 24 orët e fundit, nuk kanë lidhje me helmimet që kanë ndodhur në komunën e Deçanit
Vitia këtë deklaratë e ka bërë gjatë vizitës në QKMF-në e Deçanit.
“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësues. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.