Fjalë Kyçe

12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që janë shëruar 14 pacientë.

Sipas MSH-së, rastet e reja kanë dalë nga kryerja e 1.421 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.

Raste aktive, aktualisht janë 106.

Po ashtu, MSH-ja bën të ditur se në 24 orët e fundit në kuadër të vaksinimit masiv, janë dhënë 11.518 doza.